KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit

Editor
2 Min Read

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri duke i shuar kështu shpresat për të drejtuar këtë bashki.

Vetë Beleri ishte prezent në këtë seancë, ku iu komunikua edhe heqja e mandatit si kryebashkiak.

Belerit i është hequr mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi ai është i dënuar me 2 vite burg për shitblerje votash.

Celibashi: Mund të ishte edhe në kushtet kur të ishte duke ushtruar detyrën, e ngelet diskutimi, në kushtet kur vërtetohet që të kryehet një vepër penale, a e ka kompetencën KQZ për të zhvlerësuar këtë mandat? Unë jam i bindur se po. Ty ligji të ndalon që të mos kandidosh, aq më shumë akoma të ndalohet që ta ushtrosh këtë detyrë. Mendoj që kjo është shumë e qartë. Situata kjo është. Sepse për ndryshe do të duhet të pranonim që ti e ke kryer këtë vepër penale, vazhdon në detyrë, por nuk do garosh më. Unë mendoj që jemi në kushtet e humbjes së mandatit. Shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim.

Kujtojmë që kjo mbledhje e KQZ ka ardhur disa ditë pasi Apeli i GJKKO-së “vulosi” fatin e Belerit. Tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi vendosën të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi masën e sigurisë 2 vite burg për Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Partia Socialiste, depozitoi një kërkesë në KQZ ku dhe i kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Himarës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *