Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana

Editor
1 Min Read

Dy persona, 21 dhe 36 vjeç, kanë rënë në pranga pasi hodhën flakadanë gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana të mbajtur një ditë më parë në stadiumin “Air Albania”.

Gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *