Holanda nuk hasi vështirësi të mëdha ndaj Rumanisë, aty ku triumfoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Europianit.
“Tulipanët” iu falën golave të Gakpo në minutën e 20-të dhe dopieta e Malen në minutat e 83 dhe 93, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme.
Vlen të përmendet se në këtë takim, kombëtarja holandeze, shpërdoroi raste të shumta për shënim, ndërsa nuk kishin probleme mbrapa.
Në çerekfinalen e Europianit, Holanda do të përballet me fituesin e çiftit Austri-Turqi.kusht çerekfinalen.