Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi
Diplomacia është arsyeja e dështimit tuaj frekuent. Nuk dini t’i përdorni
kartat e personalitetit për të kursyer egoizmin që e keni të lindur. Lojërat e dyfishta nuk këshillohen në këtë periudhë kur ju duhet të përballoni një ndarje. Paratë janë të lëkundura, ndërsa ana profesionale ka nevojë për më shumë përkushtim.
Demi
Tregojini të tjerëve se keni nevojë për t’u distancuar nga ngatërresat ku e keni futur veten deri tani. Matuni para se të flisni dhe mos hezitoni të shprehni simpatitë që keni me qëllim që të shkarkoni ndjesitë qofshin të mira apo jo. Koha favorizon ata që përpiqen të arrijnë më të mirën. Me paratë ju duhet të bëni pak durim, në dashuri vazhdoni të jenë vetmitarë të lakmueshëm.
Binjaket
Ideale janë takimet e sotme nëse doni të përdorni sharmin tuaj. Legjendat e manisfetit të dashurisë përfundojnë jo gjithmonë mirë, rrezikoni t’ju ikin rastet nga duart. Lojërat e tekat profesionale kësaj periudhe do ju kthehen në bumerang. Lini ca para mënjanë.
Gaforrja
Kapni çastin nëse doni të siguroni pushtet. Fitoni miq të rinj për të shkuar përpara. Paratë dëshmojnë përpjekjet tuaja të vazhdueshme për më shumë pasuri. Ka mbaruar një fazë ku ju është dashur të harxhoni edhe monedhën e fundit për të vendosur piketat e territorit tuaj. Në dashuri fjalët e duhura janë sekreti i lumturisë. Mos bëni kompromise radikale me kuletën për ca dëshira kalimtare.
Luani
Mos i nxirrni dhëmbët në çastin e parë që do prekni krizën emocionale. E drejta është atë që luan ndershëm, kjo është motoja juaj. Në majë do vijoni të qëndroni falë sigurisë që ju jep përvoja. Skualifikoni preferencat bazike dhe ruani staturën tuaj të liderit. Me parët dhe dashurinë bëni si ju thotë intuita.
Virgjeresha
Eleganca e mendimeve tuaja dominon kur duhet të merrni vendime të prera. Forca e arsyes sheshon dyshimet që ngrenë rivalët tuaj. Vazhdoni të mbani trofetë e të qenurit të hijshëm edhe së brendshmi për të reflektuar vizion të largët mbi planet tuaja. Paratë dhe dashuria janë përfshirë nga një periudhë pozitive afatgjatë.
Peshorja
Në dashuri nuk është koha për t’u futur me kokë në një lidhje të re, është më mirë të tregoheni të kujdesshëm. Ka ende pak konfuzion në punë por do të përmirësohet së shpejti. Mësoni të mbani distancë me persona që nuk ndajnë të njëjtat ambicje më ju!
Akrepi
Nëse po prisni një çast për të shprehur ndjenjat ndaj një personi që luan me zemrën tuaj, prisni edhe pak. Maturia juaj po i nënshtrohet emocioneve dhe kjo falë një faze që dobësoi durimin tuaj. Profesionalisht jeni të pavendosur dhe tregu i ofertave nuk është më i miri. Me paratë silluni si një dorëlëshuar vetëm në dukje.
Shigjetari
Jeni gjahtarë të frikshëm të zemrave lehtësisht të dashurueshme. Kujdes se mund të hasni në shpirtin binjak dhe t’ju tronditen themelet. Refreni i pasurisë tuaj ka nisur të zbehet pak dhe po të vazhdoni me këto ritme do mbeteni pa gjë.
Bricjapi
Bricjapë guximtarë, jeni futur në një periudhë ku duhet të bëni kujdes ku shkelni. Jeni në një fushë të minuar ku çdo hap ju hedh në erë të gjitha përpjektjet tuaja për t’u dukur personi që realisht nuk jeni. Mbani ca para mënjami pasi është i vetmi aspekt ku shkëlqeni.
Ujori
Nuk ju mungon as vullneti as intuita për të qenë në qendër të vëmendjes. Jeni miku më i mirë i dikujt që dëshiron ta gëzojë bukur çdo çast. Ëmbëlsia juaj vjen si rezultat i një paqeje të brendshme. Rrini larg materialistëve që nuk e dinë vlerën e lumturive të vogla që vijnë qoftë edhe nga një buzëqeshje.
Peshqit
Nuk meritoni të prezantoheni në emër të miqve të sakrificës. Prej kohësh keni hequr dorë nga rrethi miqësor që ju dha statusin tuaj, e tani jeni të vetëm në mes të oqeanit. Data që lidhen me festa të bukura ju presin, shijoni momentin!

Scroll to Top