JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi

Te personat që janë çiftet do të lindin diskutime dhe konfrontime të rënda. Në çdo rast duhet të bëni sqarimet e duhura. Beqarët nuk do të gjejnë argumentet e duhura për një lidhje. Puna lë për të dëshiruar, financat po shkojnë në limite. Bëni kujdes me ajrin që ju rrethon mes kolegësh!

Demi

Karriera juaj është në perëndim, përpiquni të reagoni! Një grua në moshë të mesme mund të kthehet në këshilluesen tuaj më të mirë sot, por edhe një mike e besuar. Situata ekonomike në familje do të përmirësohet. Të martuarit do të kenë prespektiva të mira. Çështjet e zemrës mbeten pezull për shkak të reagimeve tuaja të nxituara.

Binjakët

Në dashuri kjo nuk do të jetë një periudhë e mirë për binjakët. Shumë gabime do të ndikojnë në të ardhmen. Vështirësi për beqarët që do të ndeshen me shumë pengesa gjatë rrugës së tyre. Mos bini në ujdi me persona që lakmojnë pozitën tuaj profesionale.

Gaforrja

Nostalgjia, pendimet, kujtimet do të bëhen të “gjalla” në jetën tuaj imagjinare. Do të keni frikë nga ndryshime të rëndësishme. Edhe beqarët do të mendojnë për historitë e tyre të kaluara. Kambanat e dashurisë po bien ëmbël, shijoni këtë periudhë që di i paraprijë një kohe të bukur. Profesionalisht jeni në formë të mirë, por aftësia juaj për të kapur çastin nuk është më e mira.

Luani

Një dashuri shumë idealiste do të dominojë sot për çiftet e shenjës së luanit. Beqarët mund të shpresojnë në një dashuri romantike. Mund të kalojnë edhe një aventurë. Ju duhet të mendoni edhe për projekte të reja pasi është koha më e mirë.

Virgjëresha

Në çështjen e dashurisë do të hapet një faze pasionante, kjo do të vijë për shkak të hapave të guximshëm që mund të bëni. Beqarët do të jenë të trishtuar dhe të vetmuar. Vetëpunësimi është trendi që po tentojnë virgjëreshat falë përvojave të suksesshme në të kaluarën.

Peshorja

Besoni tek një e shkuar plot ngjyra dhe rimerrni potencialin tuaj energjik. Vetmia, apo një ndjenjë e tillë, do të ketë një vazhdimësi te personat e shenjës së peshores. Në horizont nuk do të ketë asnjë të re. Gjithsesi të qëndruarit vetëm nuk është medoemos një gjë negative.

Akrepi

Një shoqe apo këshilluese e juaja do të duhet të bëjë shumë durim ndaj jush për problemet që keni me partnerin. Beqarët do të kalojnë ndonjë aventurë të vogël dhe asnjë më shumë se kaq. Punoni më shumë me intuitën pasi keni humbur shumë raste të mira në punë duke mos ditur të vlerësoni mundësitë e arta.

Shigjetari

Në marrëdhënien çift do të përjetoni vetëm tërheqje fizike, ndërsa ndjenjat do të jenë shumë të varfra. Beqarët mund të kalojnë ndonjë eksperiencë seksuale me persona të martuar. Përpjekjet tuaja për një punë dhe pagë të kënaqshme janë shpërblyer për mrekulli. Gëzojuni kësaj periudhe që ju favorizon.

Bricjapi

Diçka do të lindë, por nuk do t’ju japë kënaqësi. Do të përjetoni vuajtje dhe pakënaqësi sepse dashuria nuk do të jetë e pastër dhe e qetë. Beqarët do të ndeshen me vështirësi të shumëllojta. Qartësoni planet për të ardhmen dhe nisni tani sa të mos jua marrë dikush nga duart.

Ujori

Do të jetoni një “klimë” besimi që nuk do t’ju braktisë, mund të shpresoni ende për gjërat që dëshironi të arrini. Beqarët do të mërziten shumë prej disa problemeve familjare. Financat ruajnë balanca të mira duke ju dhuruar qëndrueshmërinë ekonomike.

Peshqit

Sot nuk do të keni kohë për marrëdhënien tuaj dashurore, do të jeni të ngarkuar me punë dhe aktivitete të tjera. Beqarët do të lumturohen prej një takimi të papritur me një person të dashur. Mos bëni kompromis me persona që kanë personalitete të dyfishta. Nuk shquheni për fleksibilitet, më mirë ecni me hapin e breshkës, se sa të nxitoni në pista që nuk i përkisni.

Scroll to Top