JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shtator 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi
Një ditë e ngarkuar kjo e sotmja. Ngadalësoni pak e sqaroni problemet e pazgjidhura! Dialogu duhet të ketë përparësi për të kaluar vështirësitë e mbetura nga vera e kaluar. Në punë rrini vigjilentë pasi kolegët janë të zhgënjyer nga sjelljet tuaja. Fati është me ju, por pasiguritë që keni ju stepin para hapave që duhet të hidhni. Pika e dobët është e shkuara juaj, çelësi i suksesit; dashamirësia për më të dobëtit.

Demi
Një tension emocional do ju stepë para planeve që kishit bërë në çift. Mos u dorëzoni, por merreni shtruar, çdo problem e ka një zgjidhje. Puna nuk po shkon edhe aq mirë, ndaj mos u hidhni direkt në sulm kur ju kërkojnë llogari. Me shëndetin bëni kujdes pasi koha nuk ju favorizon. Pika e dobët është momenti i gabuar për të ndërhyrë, çelësi i suksesit; pasionet e rrëmbyera për të tejkaluar limitet.

Binjakët
Në dashuri po ndiheni mirë. Dhurojini personave që ju rrinë afër sigurinë e një zemre të sinqertë siç jeni ju. Partneri pret nga ju ngrohtësi, ndaj është koha të shprehni gjithë atë që ndjeni. Puna po shkon në drejtimin e duhur po duhet ende punë për të arritur atje ku dëshironit. Lëvizni, vraponi dhe jepini të tjerëve dorën për të ecur me një hap me ju. Pika e dobët është frika për të shkuar larg, çelësi i suksesit; çiltërsia.

Gaforrja
Ruani të paprekur vulnetin për të qenë të hapur me persona që kanë dëshirë për komunikim. Qëndroni këta që jeni për t’u shquar në mesin tuaj për vlerat që keni. Një luhatje e vogël emocionale, do ju ndikojë pa shkak. Lojërat me partnerin do ju përballin me një realitet jo shumë të këndshëm. Pika e e dobët është tundimi, çelësi i suksesit; fjalët e ëmbla.

Luani
Dëshira për t’u tërhequr e për t’i parë gjërat në distancë ju ka mpirë çdo shqisë. Në krye të prioriteteve duhet të vini shëndetin dhe të mos toleroni asnjë person të shfrytëzojë aftësitë tuaja. Shpirti I lirë dhe krenaria ju bëjnë të dashur për kolegët, duke jua shtuar përgjegjësitë. Pika e dobët sot është tendenca për të qenë lider, çelësi i suksesit, sensi i hollë i humorit.

Scroll to Top