Dashi
Ditë shumë e qetë ka për të qenë kjo e sotmja për ju dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Ju që jeni në një lidhje duhet të përfitoni nga kjo ditë e bukur për dashurinë. Qëndroni sa më shumë kohë bashkë dhe shkëmbeni puthje pafund. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të rrethuar nge njerëzit, por asnjëri prej tyre nuk do mund t’ua fitojë zemrën. Bëni edhe pak durim. Për punën do jetë një ditë dinamike. Do merrni përsipër disa detyra të reja mjaft të rëndësishme dhe pak e nga pak do ja dilni mbanë. Në planin financiar do keni goxha fat dhe papritur do merrni shuma të konsiderueshme. Përfitoni nga kjo!
Demi
Do kujdeseni mjaft për jetën tuaj familjare gjatë kësaj dite dhe do i rregulloni edhe problemet e vogla që keni pasur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive. Edhe nëse keni qenë larg njëri-tjetrit do afroheni dhe do e shtoni bashkëpunimin. Ka ardhur momenti të bëni edhe plane për të ardhmen. Ju beqarët nuk do jeni të vendosur për të kërkuar personin e duhur. Çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Në punë do jeni mjaft aktivë dhe nuk do ndiheni aspak të lodhur. Do ju shkoni deri në fund detyrave që keni nisur. Sektori i financave do jetë mjaft i qetë. Nuk do keni probleme dhe mund të bëni ndonjë shpenzim më tepër.
Binjakët
Mirë është që të reflektoni disa herë sot para se të hidhni hapa pasi vetëm kështu do e përmirësoni situatën. Për ju të dashuruarit asnjë planet nuk do influencojë negativisht dhe qielli i dashurisë do jetë pa re. Do ndiheni mirë dhe do përjetoni goxha kënaqësi. Ju beqarët do e keni të vështirë të fiksoheni pas dikujt duke qenë se do keni përballë disa persona interesantë. Merrni kohën e duhur dhe reflektoni me kujdes. Në punë do fillojë një tjetër periudhë shumë më e qëndrueshme. Do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe do bashkëpunoni me kolegët. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse nuk doni që buxheti të marrë tatëpjetën.
Gaforrja
Do e bëni çdo gjë si duhet sot dhe gjërat do iu ecin më së miri. Ju të dashuruarit do jeni tej mase romantikë gjatë kësaj dite dhe do mendoni surpriza nga më të ndryshmet. Partneri do jetë i gatshëm të provoje çdo gjë që do i propozoni dhe do ndihet për mrekulli. Ju beqarët më mirë t’ia lini gjërat kohës dhe të mos bëni asgjë me ngulm sepse jo vetëm që nuk mund t’ia dilni, por edhe mund të lëndoheni. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Do keni një metodë shumë të mirë për të arritur atje ku dëshironi. Buxheti do ketë më shumë përmirësime nga sa mendonit
Luani
Nuk do jeni më rebelë si më parë gjatë kësaj dite dhe do mundoheni t’i merrni gjërat sa më shtruar. Në dukje, sektori i dashurisë për ju të dashuruarit, do jetë i qetë dhe pa probleme, por nëse nuk tregoheni të matur me fjalët mund të lindin konflikte. Neptuni do jetë planeti që do iu ndihmojë të dilni nga situatat e zymta. Një takim i kryer kohë e fundit mund të kthehet në një histori të bukur dashurie për ju beqarët. Përgatituni! Në punë do jeni gjithë kohës ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë. Financat do jenë të mira, por ju duhet të vazhdoni punën për t’i përmirësuar edhe më tepër.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do jeni më shprehës, më entuziastë dhe më optimistë. Ju të dashuruarit, të influencuar nga planetët, do bëni çmos që në marrëdhënien tuaj të mbretërojë harmonia. Edhe pse mund t’iu jepen mundësi për aventura ju nuk do i parapëlqeni. Rëndësi do ketë vetëm të jeni mirë me partnerin. Ju beqarëve do iu jepet mundësia të keni takime shumë të veçanta. Në punë të gjithë planetët do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë pafundësisht. Keni për të shkëlqyer më shumë se kurdoherë. Bëni durim nëse nuk doni të keni probleme financiare. Jo gjithçka ecën aq shpejt sa ju dëshironi.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni optimistë për të ardhmen dhe gjërat do përmirësohen goxha. Do dini edhe ta kontrolloni veten në çdo situatë. Ju të dashuruarit, dhe pse do keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin në mëngjes, gjërat do stabilizohen më vonë. Do kaloni edhe disa çaste romantike. Ju beqarët duhet të pranoni ftesën për të shkuar në një feste. Atje do takoni persona interesantë me të cilët ia vlen të krijosh një lidhje. Në punë bëhuni pak më të duruar dhe pranoni ftesën që do iu bëjë një koleg. Të dy së bashku mund të arrini shumë. Saturni do favorizojnë financat. Mund të ketë edhe përmirësime të ndjeshme.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe të gatshëm për të bërë edhe gjëra të veçanta. Ju që keni një lidhje do bëni më tepër lëshime ndaj partnerit dhe marrëdhënia mes jush di fillojë të përmirësohet. Bëhuni të duruar sepse gjërat për ju do ecin për mrekulli. Ju beqarët nuk do jeni më agresivë si më parë, përkundrazi do pranoni të njiheni me disa. E nesërmja mund të jetë më ë bukur për ju. Në punë, marrëdhënia me kolegët do jetë më e mirë kështu që do ndiheni edhe më të qetë kur të shpenzoni. Në punë do e dini mirë si të veproni në mënyrë që të arrini objektivat.
Shigjetari
Dielli dhe Neptuni do e zbukurojnë këtë ditë dhe do ju bëjnë të ndiheni më së miri. Për ju që jeni në një lidhje, do jetë një nga ditët më të bukura dhe më me fat. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë të mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do keni fat. Ka shumë gjasa që personi me të cilin do krijoni një lidhje të jete i shenjës së ujorit. Jeta profesionale do jetë edhe më e mirë nëse merreni me letërsi ose punoni në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Në sektorin financave kërkohet më tepër maturi. Mos u tregoni impulsivë me shpenzimet sepse do keni probleme.
Bricjapi
Do jeni shumë të frymëzuar gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra që as vetë nuk i keni imagjinuar. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do influencohet mjaft nga planetët. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione. Bëni vetëm kujdes që seksualiteti të mos dalë mbi ndjenjat. Ju beqarët nen influencën e Merkurit do tregohen shume kërkues dhe nuk do bien ne dashuri me te parin qe do takojnë. Në punë do i rregulloni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur. Që sot e tutje do fillojë një tjetër etapë për ju. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo do e mbajë situatën në ekuilibër.
Ujori
Ka shumë mundësi që të mos jeni me humor të mirë gjatë kësaj dite. Do keni nevojë për qetësi absolute dhe mungesa e kësaj gjëje do ju acarojë. Klima për jetën sentimentale ka rrezik të jetë pak e turbullt. Meqë nuk do arrini të vendosni qëndrueshmëri në çift, mundohuni të paktën të ruani komunikimin. Ju beqarët duhet të bëni durim për sa i përket jetës sentimentale. Në të kundërt mund te lidheni me dikë që nuk bën për ju. Në punë duhet të flisni me shefat dhe të sqaroheni për disa gjëra. Po latë gjithçka pas dore keni për të pasur probleme më vonë. Do keni një dëshirë të çmendur për te shpenzuar pa pushim. Kujdes sepse situata nuk është shumë e favorshme.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të paqëndrueshëm dhe herë pas here do keni probleme serioze me ata që ju rrethojnë. Për ju të dashuruarit priten debate. Do përballeni me probleme të mëdha dhe mund të mendoni t’i jepni fund lidhjes që keni krijuar. Bëni vetëm kujdes të mos nxitoheni. Për ju që jeni ende beqarë e sotmja pritët të jetë më e kënaqshme. Shfrytëzojini me kujdes mundësitë që do iu jepen. Në punë do i shihni gjërat shumë qartë, por do druheni të veproni. Mirë është të mos prisni gjatë sepse dikush tjetër mund të përfitojë nga situata. Në planin financiar gjërat do shkojnë më mirë se disa ditë më parë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.