Dashi
Kundërshtimi i Mërkurit me Uranin po shkakton gjëra të papritura në financat tuaja. Ose merrni lajme që përmbysin ndonjë plan financiar që keni pasur në mendje, ose nxitimi juaj mund t’ju çojë në shpërdorime të panevojshme për të cilat më vonë do të pendoheni. Idetë origjinale dhe krijuese, megjithatë, mund t’ju ndihmojnë të bëni një ndryshim dhe t’ju shpëtojnë nga problemet që mund t’ju kthejnë te financat.Nëse jeni beqarë, mbrëmjen e sotme do të ketë një takim romantik interesant.
Demi
Kundërshtimi Venus-Neptun do të sjellë romancë. Në të njëjtën kohë, kundërshtimi i Mërkurit, që ju prek nga afër, shkakton keqkuptime të papritura dhe lajme të cilat sjellin në tryezë të vërtetën për marrëdhëniet tuaja dhe ndoshta disi të sikletshme.Nëse jeni beqarë, sot mund të jeni të zhgënjyer nga një person që ka shfaqur interes romantik.
Binjakët
Për sot të shtunën kundërvëniet e krijuara mes Venusit-Neptunit dhe Mërkurit-Uranit të vendosin në mes si gjyqtar dhe të bëjnë presion nga njëra anë me punën dhe nga ana tjetër me karrierën. Rezultati është zhgënjimi që do të merrni nga të dyja palët pasi kërkesat e tyre janë të paarsyeshme.
Gaforrja
Për ditën e shtunë kundërshtimi i Venusit me Neptunin sjell fjalë të buta zemre, që të bëjnë të udhëtosh në botën magjike të fantazisë. Në të njëjtën kohë, opozita Merkur – Urani ju befason me propozime të papritura që do të jenë një tundim i bukur.Në financat jeni të pasigurt nga shpenzimet që krijohen për të përballuar shpenzime të jashtëzakonshme.
Luani
Jeni duke u përplasur dhe duke i thënë gjërat me zë të lartë dhe ndoshta kjo do t’ju sjellë në telashe. Në të njëjtën kohë, kundërshtimi Venus-Neptun stimulon pasiguritë tuaja financiare. Tregohuni të kujdesshëm me një blerje që bëni sot, sepse mund t’ju mashtrojnë çmimi ose mund të pendoheni pak më vonë.
Virgjëresha
Kini kujdes, mos nxitoni të bini me kokë në një marrëdhënie që mund të dalë jo e duhura. Së bashku me kundërshtimin Merkur-Uran, ndezjet tuaja të ideve do t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për çështjet tuaja.
Peshorja
Nga njëra anë keni dëshirë të dilni me miqtë, grupet, të shoqëroheni, ndërsa nga ana tjetër financat tuaja nuk janë të begata dhe nuk mund ta mbështesni këtë. Në fakt, një shpenzim shtesë shfaqet krejtësisht papritur që ju nxjerr plotësisht jashtë buxhetit.
Një zhgënjim në punë do ju prishë ditën. Në financa, shpenzimet po bëjnë presion mbi të ardhurat tuaja.
Akrepi
Ju keni gjithë vullnetin e mirë për të folur, për t’u hapur, për të thënë atë që ndjeni, por njerëzit me të cilët jeni të lidhur ngushtë duket se po ju prishin planet sot dhe po zhvillohen zënka, pa precedent. Nga ana tjetër, dita është e përshtatshme për shprehje krijuese, aktivitete artistike, apo edhe kohë të këndshme me fëmijët.
Shigjetari
Gjithçka duket se po shkon mirë nëse mendja dhe mendimi juaj nuk do të ishin të mbërthyer në kohën e shkuar dhe në një temë që ende ju shqetëson. Ndërsa dëshironi të ecni përpara, frika se diçka ndodh dhe nuk shkon mirë ju mban në pritje.
Favori që prisni nga një epror në punë nuk do merret dhe do zhgënjeheni. Ndoshta do të filloni diçka tuajën.
Bricjapi
Dita është e përshtatshme për marrëveshje financiare apo vendime që do t’ju ndikojnë në planin afatgjatë. Grindjet për financat me fëmijët apo partnerin janë ndër trendet e ditës. Së bashku me kundërshtimin Mërkur-Uran, një propozim i papritur për argëtim do të sigurojë surprizën e lumtur të ditës.
Ujori
Ju ndjeni se jeni të shtypur nga disa qëndrime dhe kështu bëni revolucionin tuaj. Afërdita në kundërshtim me Neptunin në sektorin financiar krijon paqartësi, konfuzion, zhgënjim nga të ardhurat e humbura, pa kuptuar se ku shkon.
Peshqit
Peshqit e mi të dashur, me kundërvënien e sotme Venus-Neptun, jeni pak në botën tuaj, e lini të lirë imagjinatën tuaj dhe bëni plane për të ardhmen tuaj, për rrjedhën e jetës tuaj romantike, por edhe për ambiciet tuaja.Nëse nuk jeni të lidhur, një njohje e re nga jashtë bëhet një rast për të zgjuar ndjenjat romantike brenda jush.