Horoskopi për ditën e sotme, 27 qershor 2023

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

DASHI
Renditni mendimet tuaja dhe përpiquni të kuptoni se çfarë ju intereson në këtë periudhë, pa menduar shumë për ata rreth jush. Vetëm më vonë ju do të keni për të vlerësuar përputhshmërinë me ta.
DEMI
Çdo dëshirë dhe kërkesë e juaja plotësohet nga njerëzit që ju duan shumë përreth jush, por a jeni të sigurt që ju ua ktheni me të njëjtën monedhë? Ky është momenti për t’ju vënë në provë. Ju presin sfida të vështira.
BINJAKET
Ju keni zgjedhur gjatë një jetesë të improvizuar, por ju e keni kuptuar gjithashtu se në këtë mënyrë asgjë nuk është e qëndrueshme dhe e sigurt. Për më shumë se çdo gjë nuk ia vlen të kujtohet.
GAFORRJA
Ndryshimet në këtë ditë do ju frymëzojnë aq shumë sa mund të merrni vendime instiktive që ju kurrë nuk i merrni në situatë normale. Pa llogaritur lëndimet që mund tu bëni të afërmve tuaj si partnerit, apo miqve të ngushtë.
LUANI
Së fundmi keni kuptuar se personat që mendoni se i njihni më mirë se të tjerët nuk e kanë vlerësuar ndihmën tuaj. Dhe nuk u kanë dëgjuar. Nga sot është mirë të ecni vetë. Përfundimisht nuk është faji juaj nëse nuk kanë dashur të dëgjojnë, por edhe në qoftë se ju keni, ato gjykohen nga përshtypja që keni dhënë.
VIRGJERESHA
Dite e animuar dhe e mbushur me emocione të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni si në ëndërr kur të jini pranë atij që dashuroni. Beqarët do bëjnë mirë të mos hidhen në krahët e të parit që do i joshë sepse do lëndohen.
PESHORJA
Do ëndërroni më shumë nga sa duhet sot juve që jeni në një lidhje dhe realiteti do ju duket paksa i trishtë. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Beqarët do preferojnë edhe sot të qëndrojnë me statusin që kanë sepse do kenë frike se mund të humbasin pavarësinë që kanë.
AKREPI
Do debatoni fort sot me atë që keni në krah dhe do ndiheni shumë keq në disa çaste. Ai do jetë me nerva dhe nuk do e durojë dot histerinë tuaj. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por sërish nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin që kanë.

SHIGJETARI
Priten plot çaste të lumtura sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment sepse në momentin që me pak e presin mund të ndodhë diçka e mrekullueshme. Me financat do i keni punët mire.
BRICJAPI
Së bashku me partnerin do e riktheni harmoninë në çift gjatë kësaj dite. Do jetë paksa punë e vështire, por do ja dilni sepse nga të dyja palët do ekzistojë dëshira e mirë. Beqarët do marrin propozime emocionuese të cilat do i bëjnë të ndihen mirë.
UJORI
Fatmirësisht gjërat kanë për të ecur mirë sot për ju që jeni në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia do përmirësohet. Beqarët do jenë impulsivë dhe ka rrezik të bëjnë gabime të pafalshme me pasoja për të ardhmen.
PESHQIT
Do ndiheni gjithë kohës si të përhumbur sot ju të dashuruarit dhe çdo gjë do jetë rutinë. Nuk do përjetoni asnjë emocion. Beqarët do kenë një dite të begatë dhe të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni.

Scroll to Top