
Dashi
Më në fund do i zgjidhni problemet që keni pasur në çift dhe do ndiheni më të qetë. Ai që keni në krah do iu përgatisë edhe një surprizë befasuese.
Demi
Atmosfera në çift do fillojë të ngrohet gjatë kësaj dite dhe komunikimi ndërmjet partnerëve do jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen.
Binjakët
Nëse kohët e fundit e keni lënë pas dore atë që keni në krah për shkak të angazhimeve profesionale, sot gjithçka do ndryshojë. Impulsiviteti dhe pamaturia mund të sjellin probleme financiare.
Gaforrja
Jeta sentimentale e çifteve do jetë përgjithësisht e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah dhe nuk do i mbani inate njëri tjetrit.
Luani
Sektori i dashurisë do jetë mjaft i privilegjuar gjatë kësaj ditë. Yjet do krijojnë një klimë mjaft të ngrohtë dhe do përjetoni ndjesi të veçanta. Në planin financiar nuk rekomandohet asnjë operacion i madh financiar. Prisni edhe disa ditë për ta bërë këtë.
Virgjeresha
Ata që janë në çift do jenë gati sot ta çojnë më tej lidhjen e tyre. Disa do mendojnë të bëjnë fejesa e disa të tjerë të fillojnë menjëherë një bashkëjetesë.
Peshorja
Jeta juaj në çift do rrethohet nga rutina gjatë kësaj dite. Gjithçka do jetë e zakonshme dhe emocionet nuk do jenë ato që priteshin. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe, megjithatë do bënit mirë të mos fillonit projekte të mëdha dhe të rrezikshme.
Akrepi
Ditë e bukur dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet.
Shigjetari
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Tensioni më në fund do mbarojë dhe do mendoni më me pozitivizëm për te ardhmen. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të kthjellet dhe mos shpenzoni pa u menduar.
Bricjapi
Ditë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate kjo e sotmja për çiftet. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se keni gjithmonë ju të drejtë.
Ujori
Ditë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi pa fund kjo e sotmja për të dashuruarit. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do e rregullojnë situatën dhe do ndihen më të qetë.
Peshqit
Çiftet do fillojnë të bëjnë projekte për te ardhmen gjatë kësaj dite. Disa do mendojnë për fejesa e disa për një fëmijë. Gjithçka që ëndërroni do iu plotësohet.