JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 23 shkurt 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi 

Dita do të jetë paksa e veçantë ndaj bëni kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës për të bërë gjëra dhe zemërimit. Në punë, do ketë një lajm të mirë.

Demi 

Ekziston një dëshirë e madhe për të çuar përpara projektet tuaja, ndaj vazhdoni me këtë vendosmëri. Vetëm disa detaje mbi kontratat ose metodat e bashkëpunimit do të duhet të rishikohen.

Binjakët 

Do ketë një konfuzion dhe paqëndrueshmëri në dashuri. Në planin e punës, kthesa e vërtetë do të vijë në fillim të marsit me vendimet që duhen marrë dhe ndryshime të mëdha.

Gaforrja 

Do jeni mjaft të acaruar por mos u shqetësoni, është vetëm një moment që kalon. Mos e përzieni zemërimin tuaj të brendshëm në jetën tuaj private, por përdorni atë për të dhënë më shumë në punë.

 Luani 

Ndiheni më pak vendimtarë se zakonisht ndaj nëse nuk dini si të lëvizni në dashuri apo në punë, dëgjoni njëherë këshillat e të tjerëve.

Virgjëresha 

Ju dëshironi ndryshime në dashuri sepse diçka nuk po funksionon, por jeni duke kërkuar rrënjën e problemit për ta zgjidhur atë. Në punë gjithçka po shkon mirë.

Peshorja 

Kjo është koha e duhur për t’u kujdesur më shumë për miqtë tuaj, por edhe për dashurinë. Organizoni diçka të bukur me njerëzit më të afërt dhe mos mendoni vetëm për punën.

Akrepi

Në këtë ditë do të ishte më mirë të mos nxitoni shumë si në dashuri ashtu edhe në punë. Ju ndjeni nevojën për të përjetuar emocione të forta por është më mirë të mos e teproni.

Shigjetari 

Mund të jeni viktimë e kritikave të ndryshme, ndaj qëndroni larg njerëzve negativë dhe kërkoni të bukurën në gjërat që keni. Nëse keni pasur një debat në dashuri, ai do të zgjidhet.

Bricjapi 

Qielli flet për dhurata dhe emocione të bukura. Shijojini të gjitha. Në punë duhet të jeni pak më të kujdesshëm, sidomos me fjalët.

Ujori 

Ju pret një ditë shumë e bukur për ndjenja. Në nivel pune jeni të kënaqur me atë që po bëni, kështu që vazhdoni.

Peshqit 

Do jetë më mirë të tregoheni të kujdesshëm në dashuri. Jeni duke punuar shumë në punë dhe ndoshta e keni lënë pak pas dore dashurinë.

Scroll to Top