JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 26 shkurt 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi

Perspektivat ne jetën tuaj ne çift janë shume te mire gjate kësaj dite. Do i besoni me tepër njeri-tjetrit dhe do e forconi komunikimin se bashku. Edhe për beqaret do jete një dite premtuese dhe e mbushur me risi.

Demi

Dashuria do të favorizohet gjatë fundjavës së ardhshme, duke filluar nga e premtja me Venusin që hyn në shenjë. Sa i përket punës, po vijnë diskutime të rëndësishme.

Binjakët

Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës do t’ju bëjë më pak të dashur dhe më racionalë. Për këtë arsye do jeni shumë nervozë edhe në punë. Relaksohuni!

Gaforrja

Një javë e mirë ju pret në jetën sentimentale për shkak të Venusit në shenjën që sjell dashuri dhe pasion. Hëna në shenjën tuaj të enjten do të garantojë momente të shkëlqyera në çift.

Luani

Java do të hapet me Hënën në shenjë e cila do të ketë një ndikim të shkëlqyeshëm dhe do të sjellë ambicie. Sensi juaj i humorit do jetë shumë i fortë duke filluar nga nesër dhe do të shkëlqeni në punë.

Virgjëresha

Afërdita do të marrë një pozicion të favorshëm në treshe dhe sensualiteti do të jetë i dukshëm. Kini kujdes që të mos jen i grindavecë në çift. Mos e mbingarkoni veten me mendime të tepërta.

Peshorja

Gjatë orëve të ardhshme do të jeni shumë të dashur dhe të shoqërueshëm falë ndikimit të Hënës. Gjërat do ndryshojnë gjatë fundjavës. Mërkuri do ju bëjë më të komunikueshëm në punë.

Akrepi

Gjatë orëve dhe ditëve në vijim do të jeni gati për të dhënë më të mirën tuaj. Do të jeni mendjemprehtë dhe të përqendruar në punë. Në dashuri, pozicioni i ri i Mërkurit mund t’ju sjellë një komunikim të hapur.

Shigjetari

Java që do të nisë do të jetë paksa e papritur përsa i përket ndjenjave për shkak të hënës në kundërshtim që mund të krijojë një bllok emocional. Mëgjithatë, gjërat do të shkojunë mirë.

Bricjapi

Disa probleme po vijnë, por falë yjeve të favorshëm do të kapërceni gjithçka mirë. Në dashuri, përpiquni të mos e rëndoni veten me dyshime dhe xhelozi.

Ujori

Ujorët i presin ditë me ulje-ngritje. Në dashuri gjërat nuk mund të shkojnë mirë, por mos u dekurajoni. Në punë, mund t’i arrini gjërat nëse këmbëngulni. Kujdes nga shpenzimet e papritura.

Peshqit

Gjatë kësaj jave Mërkuri do të kalojë përmes Ujorit, por gjithmonë mund të mbështeteni te Venusi, i cili do të ketë një ndikim pozitiv tek ju. Në dashuri do të përjetoni pasion të pakufishëm.

Scroll to Top