Dashi
Mos u nxitoni në dashuri, për fat të keq është e vërtetë që keni tendencën ta shihni gotën gjysmë bosh dhe jo gjysmë të mbushur, jini më të kujdesshëm. Në punë, nëse tashmë keni bërë ndryshime në të shkuarën, nuk keni gabuar të mendoni t’i bëni sërish.
Demi
Hëna nuk është më përballë, kjo është e rëndësishme. Ju dëshironi dashuri, por pa komplikime. Mos bëni gabime në punë, nuk është koha. Prisni deri në datën 15 për përgjigjet që po kërkoni.
Binjakët
Hëna është e kundërt, kjo do të thotë vetëm një gjë: maturi. Në punë nuk ju duket një ditë e mirë për të bërë kërkesa, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të prisni javën e ardhshme.
Gaforrja
Mund të lindin disa mosmarrëveshje me partnerin, por asgjë e pazgjidhshme. Është një ditë interesante në punë, përgatituni të merrni një telefonatë të papritur.
Luani
Nëse doni dashuri, kërkoni takime të reja. Një kthim prapa; ju mund ta dëshironi më shumë nga krenaria sesa pasioni. Ka shumë hidhërim në punë, ndoshta ndiheni të lënë anash
Virgjëresha
Do ju duhet të zgjidhni në çift një ‘problem të vogël’. Duhet të dini se disa dashuri kanë nevojë për më shumë emocione. Në punë nuk përjashtohet ardhja e disa parave shtesë.
Peshorja
Në punë situata e përgjithshme është më e mirë, ka mundësi të mbërrini në një konfirmim deri në fund të muajit.
Akrepi
Dashuria është e rëndësishme, ju lejon të kompensoni të gjitha problemet tuaja Kujdes në punë, është dikush që mund t’ju mërzitë. Megjithatë, një lajm i mirë do të vijë nga 15 marsi.
Shigjetari
Hëna është në shenjën tuaj mos u shqetësoni për të një dashuri që tashmë është solide konfliktuale. Në punë, të rinjtë janë të preferuarit, veçanërisht nëse duhet të përballeni me një provë.
Bricjapi
Nëse zemra juaj ka qenë vetëm për një kohë, mos u frikësoni, filloni të kërkoni diçka. Nëse në punë jeni duke pritur për ndonjë përgjigje ligjore, do të vijnë.
Ujori
Nëse keni pasur probleme në dashuri tani mund të filloni përsëri nga e para. Në punë ka planetë të ndryshëm që sjellin dëshirën për të ndryshuar: Saturni në opozitë shpesh krijon vështirësi. Ju duhet të zgjidhni një problem të vogël personal.
Peshqit
Forca dhe entuziazmi, pasioni edhe në marrëdhëniet bashkëshortore do t’ju ndihmojnë të mposhtni një krizë të vazhdueshme. Ka pak nervozizëm në punë, ndoshta sepse disa nga idetë tuaja nuk përqafohen nga ata që ju rrethojnë.