DASHI
Gjatë kësaj dite do kuptoni shumë gjëra dhe do sqaroheni për gjithçka. Hënën dhe Saturnin do i keni përherë në krah. Ju që keni një lidhje do bindeni akoma më shumë se dashuria është kuptimi i jetës. Gjërat do ecin mirë me partnerin dhe do ndiheni gjithë kohës të lumtur. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të pakujdesshëm pasi do bëni gabime me pasoja për të ardhmen. Në punë do ju bëhen kritika, por ato do i vlerësoni shumë dhe do jenë një nxitje për të bërë edhe më tepër përpjekje. Me shpenzimet duhet të jeni më strikte sepse vetëm në këtë mënyrë do arrini ta stabilizoni situatën.
DEMI
Dita e sotme ka për të qenë shumë e qëndrueshme dhe në përgjithësi do kënaqeni me mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra dhe do e dashuroni akoma më shumë jetën. Ju beqarët do takoni personin që do ju përshtatet në çdo pikë dhe do mendoni që së shpejti të ndryshoni jetën. Në punë, përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë së fundmi do japin rezultatet e veta, mjafton të bëheni të duruar. Sipas horoskopi.vip , buxheti nuk do jetë i keq, por bëni kujdes nga hajdutet që mund t’iu vjedhin në rrugë apo në shtëpi.
BINJAKËT
Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do i pranoni edhe kritikat që do ju bëhen. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje në mënyrë që ta ndryshoni sa më shpejt rutinën e jetës suaj. Po i latë gjërat pas dore gjendja do rëndohet akoma më tepër. Ju beqarët do jeni tejet kërkues dhe nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin. Në punë Dielli do favorizojë iniciativat ndërsa Urani do ju ndihmojë të vini në zbatim ato që keni menduar. Gjërat nuk do jenë shumë të vështira kështu që mos u dorëzoni. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do arrini ta stabilizoni situatën pa qenë ende vonë.
GAFORRJA
Sot do jeni të predispozuar për të bërë çdo gjë për t’iu treguat të tjerëve sesa vleni. Kundërshtarët as që do ju ndalin dot. Nëse jeni në një lidhje edhe gjatë kësaj dite do keni një ditë entuziaste dhe të mbushur me emocione. Partneri do ju surprizojë dhe do ju mahnitë herë pas herë. Ju beqarët nuk do keni kohën e duhur për të menduar për një lidhje dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do dini shumë mirë si t’i menaxhoni gjërat dhe do merrni komplimente të njëpasnjëshme. Bravo edhe për gjakftohtësinë në disa situata të sikletshme. Në planin financiar nuk duhet të jeni shumë impulsive sepse edhe paratë mbarohen një ditë të bukur.
LUANI
Largoni çdo mendim negativ nga mendja gjatë kësaj dite dhe mendoni vetëm pozitivisht. Bëni plane dhe mendoni si do t’i realizoni projektet e menduara. Për ju të dashuruarit pritet një ditë pasionante. Do ndiheni aq mirë saqë do merrni edhe disa vendime mjaft të rëndësishme për të ardhmen. Nëse jeni beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar dhe posesivë sepse do pendoheni për gjithë jetën. Në punë do jeni autoritarë dhe të vendosur kështu që askush nuk do ju sfidojë dot. Do punoni të vetëm dhe do arrini rezultate të kënaqshme. Urani do ndikojë negativisht tek financat dhe ka rrezik që gjendja të përkeqësohet tej mase. Po nuk morët masa shpejt mund të mbeteni edhe pa para.
VIRGJËRESHA
Saturni jo vetëm që do ua stabilizojë jetën, por mundet t’iu nxitë të merrni vendime shumë të rëndësishme. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike kjo e sotmja. Do e harroni njëherë e mirë të shkuarën e trazuar dhe do mendoi vetëm si ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju beqarët nuk do ndiheni gati shpirtërisht për të ndryshuar statusin dhe do mbeteni ashtu si keni qenë. Në punë pavarësisht se jo me shumë shpejtësi, do i realizoni të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Në përfundim do ndiheni pafundësisht të qetë. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes dhe shumë shpejt situata do përmirësohet për ju.
PESHORJA
Hëna do ju nxitë të komunikoni edhe më shumë gjatë kësaj dite kështu që nuk ka për t’iu dalë asnjë lloj problemi. Ju të dashuruarit do ndiheni aq mirë pranë atij që doni saqë nuk do doni aspak të bëni ndryshime. Ndjenjat do i shprehni me mënyra të ndryshme të dy palët. Ju beqarët nuk do e gjeni dot personin e duhur me të cilin të filloni një lidhje, por kjo nuk do iu pengojë për t’u argëtuar me miqtë. Sipas horoskopi.vip , në punë do merrni kohën tuaj për të diskutuar me kolegët dhe së bashku me ta do vendosni se çfarë rrugë do ndiqni. Bashkimi gjithmonë bën fuqinë. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa kishit menduar dhe mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më tepër.
AKREPI
Jeta juaj nuk do jetë më e trazuar dhe e zymtë si më parë. Pasi keni reflektuar do dini si të veproni. Për ju që keni një lidhje marrëdhënia do konsolidohet akoma më shume. Do filloni të bëni edhe plane afatgjata me partnerin sepse tani nuk keni më asnjë dyshim që ai është i duhuri për të kaluar gjithë jetën. Ju beqarët do keni disa njohje të reja, por asnjë nga personat nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të filluar një lidhje. Në punë mos u përzieni me persona që nuk kanë reputacion të mirë edhe sikur t’iu duhet të vonoheni me projektet. Do e shihni që do dilni me të fituar. Financat do i organizoni më së miri dhe nuk do keni probleme.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm me gjërat, fjalët dhe situatat. Do bëni të pamundurën që gjithçka të jetë në rregull. Ju të dashuruarve Mërkuri do ju nxitë të jeni më të sinqertë me partnerin dhe marrëdhënia juaj do thellohet akoma më tepër. Në orët e pasdites nuk do mungojnë as surprizat nga të dy palët. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe nuk do e gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do harxhoni më shumë kohë se zakonisht për të përfunduar detyrat. Vërtet do bëni pak sakrificë, por shumë shpejt do merrni edhe dëmshpërblimet për to. Gjendja e financave nuk ka për të qenë aspak e mirë prandaj bëni shumë kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.
BRICJAPI
Yjet do i keni të gjithë në krah gjatë kësaj dite. Do dini si të flisni dhe do jeni gjithashtu dëgjues të mirë. Ju të dashuruarit do vendosni çdo gjë në vije dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni më tepër se zakonisht. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit pasi edhe ashtu ndiheni mjaft mirë. Në punë mundet edhe të stresoheni pak për disa gjëra, por më në fund do ja dilni mbanë. Mos u nxitoni për asnjë arsye. Situata në planin financiar nuk do jetë aspak e keqe. Do keni mundësi edhe për të hequr disa para mënjanë.
UJORI
Gjatë kësaj dite do keni shumë energji, por duhet të dini si ta kanalizoni si duhet atë. Vetëm ashtu keni për të fituar. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë mjaft e favorizuar. Fati do ju buzëqeshë nëse keni dëshirë t’i përmirësoni kushtet e jetesës. Ju që jeni vetëm dhe që deri me sot keni pasur frikë të joshni dikë, duhet ta lini veten të lire dhe të tentoni. Urani do vazhdojë ta favorizojë jetën tuaj profesionale. Çdo gjë do ndodhë si duhet dhe në momentin kur është përcaktuar. Edhe financat do kenë goxha përmirësime. Përfitoni nga kjo për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
PESHQIT
Mirë është të mos flisni pa reflektuar sot sepse po gabuat nuk do keni më kthim pas në kohë. Ju të dashuruarit do jeni shumë autoritarë dhe kjo herë pas here nuk do i pëlqejë partnerit. Mirë do jetë që të ndryshoni tonin e zërit dhe ta këshilloni atë për gabimet që bën. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me çaste të lumtura. Ëndrrat tuaja do realizohen një e nga një. Në punë do jeni shumë të zotët, por edhe pak mendjemëdhenj. Kujdes mos e teproni me mburrjet sepse do pendoheni më vonë. Financat do jenë goxha të mira nëse arrini t’i menaxhoni si duhet paratë që do keni nëpër duar.