JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 17 mars 2023

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi

Mos i nënvlerësoni takimet e reja të dashurisë sepse mund të rezervojnë shumë surpriza të bukura. Në punë dita është interesante, sidomos për ata që kanë nisur një projekt të ri. Mund ta çoni përpara me entuziazëm dhe rezultate të shkëlqyera.

Demi

Hëna kthehet e favorshme dhe ndriçon qiellin me dashuri. Përfitoni prej kësai dite! Për sa i përket punës, kjo është një periudhë ku mund të përfshiheni në gjëra të reja.

Binjakët

Kujdes në dashuri sepse stabiliteti i marrëdhënies suaj mund të testohet nga yjet. Në punë, nga ana tjetër, e ardhmja mund të diskutohet, por vendimet e rëndësishme duhet të shtyhen.

Gaforrja

Kujdes nga polemikat në dashuri që mund të lindin në këtë ditë. Në punë mund të ketë vështirësi, por nuk ka asgjë të pazgjidhshme. Varet nga ju që të gjeni zgjidhjet e duhura dhe të përdorni diplomacinë e nevojshme.

Luani

Jini të kujdesshëm në dashuritë e reja, sepse qielli nuk është vërtet në anën tuaj. Fundjava do të jetë e bukur dhe në punë jini gjithmonë gati për të kapur mundësitë në ajër.

Virgjëresha

Beqarët e shenjës tuaj mund të tundohen nga sharmi i marrëdhënieve pa angazhim. Në punë ka shumë çështje burokratike për t’u përballur, por do të arrini të bëni gjithçka. Nëse është e nevojshme, mbështetuni në këshillën e mençur të një eksperti në fushë. Ju nuk mund të mendoni të bëni dhe zgjidhni gjithçka vetë.

Peshorja

Hëna është në formë të shkëlqyer dhe jep emocione të bukura. Për sa i përket punës, ekziston një projekt i rëndësishëm në lojë, ndaj përpiquni të angazhoheni. Do të dini të arrini gjëra të mëdha dhe keni të gjitha mundësitë për të dhënë më të mirën.

Akrepi

Sa të bukura këto yje që i japin hapësirë dashurisë dhe ndjenjave. Përfitoni prej saj. Në punë çdo gjë po shkon shkëlqyeshëm me një dozë të mirë energjie dhe dëshirën për të rregulluar atë që nuk funksionon.

Shigjetari

Hëna është disonante prandaj vëmendja duhet të jetë maksimale në dashuri. Ju keni një nevojë të madhe për qetësi, por ka ende pak siklete në punë. Në ditët në vijim do të arrini të ravijëzoni gjithçka.

Bricjapi

Hëna është në favor, kështu që kjo ditë e enjte 16 është e shkëlqyer për të shijuar më mirë marrëdhënien tuaj. Në punë, përballuni ballë për ballë me problemet dhe flisni nëse gjërat nuk ju shkojnë mirë.

Ujori

Dashuria kthehet si protagoniste e jetës suaj! Nga ana tjetër në punë është më mirë të mos nxitoheni shumë në raportin me gjysmën tjetër. Ndonjëherë është thjesht padurimi që ju shtyn të bëni zgjedhje të këqija.

Peshqit

Në dashuri do të ndjeni një shqetësim pasdite, por asgjë shumë serioze. Në punë, angazhohuni dhe shmangni gabimet e mundshme. Por nuk do ta keni problem ta menaxhoni situatën.

Scroll to Top