Dashi
Mund të ndjeni një dobësi fizike. Megjithatë, kjo e shtunë do të jetë një ditë e qetë pasi të keni përmbushur angazhimet e fundit. Në dashuri, nuk jeni në gjendje të gjeni strehim, ndoshta sepse partneri juaj nuk është i predispozuar mirë ndaj jush.
Demi
Në këtë fazë po kaloni ditë pozitive, do merrni konfirmime dhe përgjigje të mira. Ashtu si me Dashi, do të ndjeni lodhje fizike duke qenë se keni punuar shumë ditët e fundit. Duhet të pushoni pak dhe të reflektoni për punën që keni përpara.
Binjakët
Do të zgjoheni shumë të tonifikuar, yjet sjellin energji pozitive. Në punë keni shumë detyra, por do t’i bëni me pasion dhe kënaqësi. Në dashuri, do t’i shprehni ndjenjat tuaja partnerit tuaj me ëmbëlsi, e cila më pas do të shndërrohet në pasion.
Gaforrja
Jeni i rraskapitur psikologjikisht, pasi jeni përballur me pengesa të ndryshme në punë. Fatkeqësisht, angazhimi juaj nuk mjafton. Mundohuni të jeni më pak arrogantë dhe të shmangni polemika të panevojshme. Marrëdhënia në çift vazhdon me ulje-ngritje, nuk është koha për të përfshirë partnerin në problemet tuaja të punës.
Luani
Çiftet e qëndrueshme mund të planifikojnë një hap tjetër për të forcuar lidhjen, çiftet e reja do të hedhin një hap përpara dhe do të përjetojnë pasion. Për beqarët ka takime. Në punë keni gjëra për të zgjidhur, ndoshta kjo do të jetë dita e duhur për t’i përfunduar.
Virgjëresha
Kjo e shtunë do të jetë dita e duhur për të marrë konfirmimin në dashuri. Partneri do ju surprizojë pozitivisht dhe do ndiheni më të dashuruar se kurrë. Kaloni pak kohë me miqtë, për të larguar stresin e punës. Dikush po ndërhyn në punët tuaja, por do t’ja dilni.
Peshorja
Përpiquni të jeni më pak arrogantë dhe të shmangni polemikat e panevojshme. Marrëdhënia në çift nuk po shkëlqen por vazhdon me ulje-ngritje.
Akrepi
Ky është momenti i duhur për të përshpejtuar projektet tuaja të punës, ndërkohë që përpiqeni të krijoni bashkëpunime që do të rezultojnë pozitive. Një partner do ju duhet t’i nxisni entuziazmin për ta nxjerrë nga një situatë ngërçi.
Shigjetari
Disa mundësi do të shfaqen në punë. Peshoni gjithçka dhe përfitoni nga ato që duken më të përshtatshme dhe më efektive për ju. Jini gjithmonë të përkushtuar dhe të vendosur në projektet që kryeni.
Bricjapi
Keni qenë shumë të duruar, por konfirmimet më në fund kanë ardhur. Objektivat që i keni vendosur vetes janë shumë më afër. Ka pak lodhje, ndaj kushtojini pak kohë vetes. Në dashuri, njëri prej të dyve ka vënë frenat në lidhje duke mos qenë më i sigurt për ndjenjat e tyre ndaj tjetrit.
Ujori
Jeni pak i rraskapitur, duhet të rimbushni bateritë. Do të ishte mirë një shëtitje në natyrë. Kur të jeni më të qartë, mund të filloni të mendoni se ku keni arritur me projektet tuaja të punës dhe të përshtateni në përputhje me rrethanat.
Peshqit
Në ditët në vijim mund të takoni njerëz të rëndësishëm për punën tuaj. Jeni plot energji dhe do të kaloni kohë edhe partnerin që e kishit lënë disi pasdore. Jini gjithmonë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Kryeni ushtrime fizike.