Dashi
Kushtojini vëmendje maksimale marrëdhënies së dashurisë sot dhe shijoni çdo moment me partnerin/en tuaj. Për sa i përket punës, duhet të mbani nën kontroll paratë dhe të merreni me çështje të pazgjidhura.
Demi
Sot do keni një dëshirë të madhe për të krijuar një marrëdhënie dashurie, ndaj nëse jeni beqarë mos u mbyllni në shtëpi ndërsa çiftet do mund të përjetojnë emocione të bukura. Në punë duhet pak kujdes sepse jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte.
Binjakët
Ditë e bukur për të jetuar emocionet në maksimum. Organizoni diçka të këndshme me partnerin/en dhe në punë përpiquni të mendoni se çfarë dëshironi realisht në të ardhmen dhe filloni të bëni plane.
Gaforrja
Dashuria aktivizon një valë të bukur pozitiviteti për të përfituar sa më shumë. Nga ana tjetër, në planin e punës, ndryshime mjaft pozitive janë në horizont të cilat ka kohë që po i prisnit.
E pamundura bëhet e mundur, nëna e Luizit mbërrin në Tiranë,…
Ore mos më bëj pordhë mua, çohu tani”/ Efi i kërkon…
“Nëna e Luizit është sëmurë”, kunati i këngëtarit zbulon se çfarë…
Vrasja makabre në Pejë që tronditi mbarë opinionin publik/ Zbardhen dëshmia…
Horoskopi për ditën e sotme, 17 prill 2023
Luani
Këtë të dielë do të ndjeni pak lodhje për shkak të stresit të akumuluar gjatë gjithë javës. Mundohuni të pushoni dhe të shijoni ditën me të dashurit tuaj, pasi do të keni kohë mjaftueshëm që të mendoni për punën.
Virgjëresha
Në dashuri ka pasur disa probleme ditët e fundit por pozitiviteti do të rikthehet dhe çdo gjë do të normalizohet. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe prisni lajme të mira.
Peshorja
Këtë ditë do t’ju duhet të përballeni me biseda të pakëndshme me partnerin, por është më mirë t’i sqaroni sesa të keni keqkuptime. Zgjidhjet e bukura mbërrijnë në punë.
Akrepi
Organizoni diçka të bukur sot sepse ndiheni shumë pozitivë. Në punë, do të keni lajme të reja dhe shumë të mira për të cilat keni kohë që po punoni. Ndaj dhe gëzohuni sepse puna juaj do të shpërblehet.
Shigjetari
Tregohuni të kujdesshëm sot në dashuri edhe nëse problemet e mëdha janë zgjidhur. Në punë është koha për të kthyer faqen dhe për të nisur një rrugë të re në atë që ju ndjeni se dini të bëni më mirë.
Bricjapi
Ka ardhur koha për të pohuar veten si në dashuri ashtu edhe në punë. Nëse nuk po merrni atë që dëshironi, vendosjani qëllim vetes dhe mos e lini përgjysmë, por luftoni për atë që ëndërroni.
Ujori
Sot është dita e përsosur për t’u hapur ndaj dashurisë pas një periudhe vetmie. Gjithçka po shkon mirë në punë, sidomos projektet e reja që do të vijnë do të jua ndryshojnë për mirë jetën.
Peshqit
Bëni kujdes në dashuri sepse mund të ketë grindje të vogla. Gjithçka po shkon mirë në punë, një epokë e artë është përpara, ndaj dhe mos e nënvlerësoni çdo mundësi që ju vjen përpara, por shfrytëzojeni./tvklan.al