Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2025

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi


Sot do zgjoheni me shumë mendime në kokë, kjo pasi keni kaluar një natë të lodhshme me ëndrra të cuditshme. Mesazhi i ëndrrave mund të lidhet a ndoshta hedh dritë mbi një lidhje dashurie. Do ishte mirë të mbanit afër një bllok shënimesh për ti hedhur në fletë dhe për të kuptuar më pas domethënien e tyre.

Demi


Ngjarjet e sotme do ju krijojnë mundësinë të takoheni me njerëz nga fusha e artit. Këta njerëz mund të ju japin njohuri të vlefshme dhe kontakte kështu që ju mund të keni shansin për të çuar përpara karrierën tuaj , veçanërisht nëse është e artistike. Shijoni mbrëmjen e sotme.

Binjakët


Sot më mirë mos jepni opinon. Keni tendencë të flisni shumë dhe nëse dikush pa dashje ju zemëron nuk do ta keni të lehtë të përmbani përbuzjen tuaj. Është më mirë të rrini në ndonjë vend të izoluar për tu qetësuar.

Gaforja


Mos bini viktimë e një personi. Nëse vlerësoni drejt mund ta kuptoni se ky person është i interesuar të përfitojë për vete. Mos u mashtroni nga puna humanitare e tij. Jeni I afte tia dilni vetë mbanë pa ndihmen e askujt.

Luani

Një çështje familjare po ju sjell emocione të ndryshme. Keni përjetuar aq shumë grindje saqë e keni vështirë të merrni kontrollin në jetën tuaj private. Duhet te krijoni nje gjendje qetsie jo vetem per ju por edhe per familjaret tuaj.

Virgjëresha


Mos u sillni vërdallë gjërave. Mos prisni për lejen e dikujt. Një i afërm do të ju akuzojë se po tregoheni egoist, por nuk keni tjetër mundësi. Jeni ju qe do gjeni zgjidhje situates dhe duhet ta beni sa me par te jete e mundur.

Peshorja


Keni dëshirë të rrini vetëm, por askush nuk po shqetesohet për këtë. Sidomos kolegët janë shumë të bezidshëm sa i përket disa puneve të rëndësishme. Megjithëse nuk dëshironi të tregoheni të ashpër, duhet të merrni me punet qe ju takojne.

Akrepi


Ditë tejet e tensionuar kjo e sotmja për sa i perket aspektit profesional, gjërat nuk vijnë kur ju doni prandaj punoni fort sot që të shihni frytet nesër. Gjëndja e financave do ketë përmirësime të konsiderueshme, por kjo nuk duhet të thotë që duhet të shpenzoni pa kriter.

Shigjetari


Sot do jeni të motivuar dhe plot energji, do jetë kjo një ndjesi shumë e mirë, por që fatkeqsisht do zgjasi deri në mbrëmje. Do filloni të reflektoni, dhe do mendoni cilat janë lëvizjet që duhet të bëni për tu ritur profesionalisht në pak kohë.

Bricjapi


Cdo herë që keni konflikte me dikë, rini orë të tëra ta sqaroni se pse ai e ka gabim. Kjo është dicka shumë e mirë dhe për tu vlerësuar, por duhet të kuptosh që jo të gjithë janë mësuar ti balancojën gjërat. Ka dhe nga ata që mendojnë që kanë të drejtë dhe pik.

Ujori


Sot i keni nxituar gjërat, në kuptimin që keni bërë një event më shpejt sec duhet, dhe në fund ai nuk del ashtu sic ju doni. Gjërat e mira bëhen avash avash, cdo projekt do kohën e vet, ashtu sikurse dhe në jetën sentimentale ndjenjat lindin ditë mbas dite, jo orë mbas ore.

Peshqit


Mbase do ju jepet një shanc i dytë për të rregulluar një cështje të cilën ju e doni fort. Mos lejoni që njerzit rrotull jush të ndërhyjnë në këtë cështje, pasi edhe pse pa dashje mund tju prishin punë. Është mirë që disa shance vijnë me vonesë pasi kështu i vlesojmë dhe më shumë.

Scroll to Top