Dashi
Po përjetoni një fazë pasigurie, megjithatë në këtë periudhë do të jeni më të përpiktë se zakonisht. Ju nuk duhet të keni frikë nga goditjet e mëdha nëse nuk dëshironi t’i shkaktoni ato vullnetarisht. Përsa i përket punës, kini durim kur përballeni me ndonjë angazhim urgjent që do t’ju kërkohet.
Demi
Pas një periudhe ndryshimesh të vogla apo të mëdha, tani do të gjeni stabilitet. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje parave. Njerëzit rreth jush vazhdojnë t’ju thonë se çfarë duhet të bëni, por nuk duhet të ndikoheni. Në disa situata mund të përjetoni konflikte.
Binjakët
Do punoni për të zgjidhur problemet, por ndonjëherë përpjekjet tuaja mund të rezultojnë të gabuara. Megjithatë, kjo që po përjetoni është sigurisht një periudhë më e mirë se në fillim të muajit. Pas pak ditësh Venusi nuk do të jetë më kundër jush.
Gaforrja
Mund të përjetoni një nervozizëm në jetën në çift. Nëse keni të bëni me një person racional rrezikoni të keni keqkuptime. Dashuria është protagoniste këtë fundjavë, beqarët mund të njohin një person interesant. Për sa i përket punës, prisni disa përgjigje. Zgjidhjet më të mira nga mesi i shkurtit.
Luani
Nëse keni një zënkë në çift do të keni mundësinë të uleni të bisedoni me partnerin, por duhet pasur kujdes nga përplasjet. Për beqarët çdo takim i ri do të duhet të vlerësohet me shumë kujdes. Përsa i përket punës, nëse jeni në kërkim të një projekti të ri këtë javë mund të vijnë variantet e duhura.
Virgjëresha
Një përgjigje mund të vijë në fund të muajit. Një miqësi mund të kalojë në lidhje romatike. Mos e përjashtoni mundësinë e një dashurie të re. Për sa i përket punës, do vijnë transferime dhe ndryshime. Në jetën tuaj gjërat më të bukura dhe ngjarjet më të rëndësishme janë rezultat i vendimeve të duhura.
Peshorja
Çdo situatë kritike apo polemika duhet të sqarohet deri në fillim të shkurtit. Sa i përket punës, yjet ofrojnë bashkëpunime. Çiftet do të përjetojnë stres. Ata që kanë disa probleme duhet të përpiqen të shmangin të tjerat.
Akrepi
Po përpiqeni të gjeni pak më shumë siguri. Një miqësi mund të kalojë në romancë. Situata në shtëpi po përmirësohet dhe ditët më të mira që beqarët të provojnë shanset e tyre janë fundjavat. Përsa i përket punës, nëse jeni në pritje të një lajmi, do ta merrni në fund të shkurtit.
Shigjetari
Në dashuri dhe në punë gjithçka do të duket më komplekse. Do të mendoni se gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Do të keni një dëshirë të fortë për t’u ndjerë e dashuruar. Sa i përket punës, përvojat e kaluara sjellin sukses dhe sfondin e duhur për punë të reja.
Bricjapi
Beqarët nuk duhet të neglizhojnë asnjë lidhje që lind në këto ditë. Të tjerët, sado të kuptueshëm që të jenë, nuk do e kuptojnë plotësisht atë që po ndodh brenda jush. Përsa i përket punës, do të merrni një lajm të mirë deri në fund të janarit.
Ujori
Pas zënkave të muajit të kaluar për shumë çifte është koha për një armëpushim. Për sa i përket punës, kjo është periudha e duhur për të planifikuar ngjarjet që do të sjellin të mëdha dhe realizimin e ideve të rëndësishme deri në fund të majit.
Peshqit
Po përjetoni një periudhë sigurie për ndjenjat tuaja. Marrëdhëniet duhet të konsiderohen me entuziazëm edhe nëse ato nisin vetëm nga një premtim dashurie që ende nuk është konsoliduar. Për sa i përket punës, mund të merrni konfirmime dhe një bonus të vogël në fund të muajit.