JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi

Përpiquni të mbani gjithçka nën kontroll në këtë periudhë nervozizmi. Afërdita, Marsi dhe Mërkuri në një aspekt kritik mund të krijojnë pak paqëndrueshmëri dhe disa dilema që nuk janë të lehta për t’u zgjidhur, ndoshta edhe një problem fizik apo pune. Reagimi i ashpër vetëm do t’i përkeqësojë gjërat.

Demi

24 orët e ardhshme do të luftoni me çështje dashurie ose probleme pune. Dikujt do t’i kërkohet të arrijë më shumë rezultate në punë shumë shpejt. Nga gjysma e dytë e shkurtit do keni edhe përplasje të mundshme, polemika dhe çështje ligjore.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje, ndryshe nga Dashi dhe Demi, janë larg nervozizmit dhe mundimit. Momenti i keqkuptimeve tashmë është lënë pas, disa histori kanë dështuar, por ju keni qenë të fortë për t’i rezistuar stuhisë. Tani do të ndiheni më të lirë dhe të aftë për të larguar disa shqetësime.

Gaforrja

Tensionet e mundshme të shkaktuara nga ndonjë planet në një pozicion të çuditshëm, rrezikoni të zemëroheni ose të grindeni me njerëz që nuk janë në të njëjtën gjatësi vale me ju. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të arrini në fund të ditës pa shkaktuar telashe apo zhurmë

Luani

Kjo është një kohë reflektimi për ata që kanë një punë me kohë të pjesshme ose kanë dyshime për punën. Dallimi në krahasim me javët e kaluara është se pavarësisht gjithçkaje gjërat tani duken më të qarta. Nga qershori e në vazhdim gjërat do të ndryshojnë.

Virgjëresha

Mërkuri, Marsi i favorshëm, Venusi dhe Jupiteri do t’ju ndihmojnë nëse përfshiheni në ndonjë ngjarje. Do të keni mundësinë të fitoni një sfidë, por jo pa u munduar. Mos i nënvlerësoni pasionet që duhet të udhëhiqen nga arsyeja.

Peshorja

Në këtë moment nuk ndiheni “të sigurt”, ndoshta sepse ata që ju rrethojnë nuk ju përcjellin një besueshmëri të madhe. Ajo që e përforcon këtë ndjenjë është natyra juaj emocionale, prandaj rrezikoni të mërziteni për gjëra të parëndësishme. Mos u shqetësoni, do të kalojë së shpejti.

Akrepi

Për ju, kjo javë është premtuese. Duhet t’i lini gjërat të rrjedhin vetë. Për të shmangur përplasjet, sidomos në punë, zgjidhni rrugën më të sigurt dhe mos bini pre e provokimeve. Gjatë këtyre ditëve do të qartësoni disa dyshime.

Shigjetari

Do të kërkoni më shumë liri pas një periudhe kufizimesh të forta. Në dashuri ju presin aventura, por edhe gjëra të rrezikshme që do t’ju nxjerrin nga monotonia. Mos e teproni! Nuk ju mungon imagjinata si dhe dëshira për të rizgjuar pasionet.

Bricjapi

Duhet të reflektoni me kujdes për aftësinë tuaj, për mundësitë që keni për të përfunduar një projekt dhe për të kryer sa më mirë një iniciativë. Jeta për ju është një aventurë dhe ju e urreni disfatat, ashtu edhe kufijtë e vendosur pa arsye reale.

Ujori

Ju e nisët 2024-ën në një mënyrë jo shumë të mirë, veçanërisht disa nga ju që duhet të kujdeseshin për shëndetin ose të zgjidhnin një problem të vogël. Ndiheni të lodhur, por jeni gati për t’u “goditur” nga një tranzit planetar pozitiv që do të japë fryte në muajin shkurt.

Peshqit

Ju shpërbleheni nga yjet në këto 24 orë, çdo emocion mund të jetë i rëndësishëm veçanërisht nëse ndahet me njerëzit e duhur. Viti nuk nisi në mënyrën më të mirë, dikush duhej të hiqte dorë nga një dashuri ose duhej të ndryshonte jetën e tij, por tani jeni në një fillim të mrekullueshëm.

Scroll to Top