JiL.al - Jeto i Lumtur

Humb jetën në Durrës turistja norvegjeze

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vdes në Durrës turistja norvegjeze.

‘Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares’, informon policia.

Scroll to Top