JiL.al - Jeto i Lumtur

Humb jetën në lokal një burrë. Dyshimet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shtetas 55-vjeç ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Vorë. Policia njoftoi se 55-vjeçari banues në Sarandë ndodhej në një lokal, kur rreth orës 00:30, ndërroi jetë. Dyshimet e para janë se viktima ka pësuar arrest kardiak.

‘Më datë 18.08.2024, rreth orës 00:30, në një lokal në Vorë, ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.

Scroll to Top