
Një 85-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, në Vlorë.
Policia e Vlorës bën me dije se sipas dëshmive paraprake të familjarëve, e moshuara me iniciale B.A vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes