
Dy turistë gjermanë janë gjetur nga Policia e Gjirokastrës pas disa orësh kërkimesh në një zonë malore të Labovës së Madhe, ku kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit.
Pas njoftimit të humbjes së tyre, Policia e Gjirokastrës aktivizoi një skuadër të forcave Shqiponja për kërkim-shpëtim. Falë komunikimeve telefonike dhe koordinimit me kërkuesit, turistët u lokalizuan dhe u shpëtuan.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe ata po transportohen tani drejt qytetit të Gjirokastrës.