Hyri të vidhte në një banesë, e pëson keq skifteri

Editor
1 Min Read

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e  Policisë së Gjirokastrës me akuzën e vjedhjes së një banese. ai është arrestuar në flagrancë.

Gjirokastër/ Pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, shërbimet e Policisë ndërhyjnë në kohë dhe kapin në flagrancë, në banesë, autorin e vjedhjes.

Pasditen e djeshme, pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, në lagjen “11 Janari”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë kapur në flagrancë, brenda banesës, autorin e dyshuar, shtetasin A. H. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *