I bëri pritë poshtë shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policisë në Greqi

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Halkidiki, Greqi, ku një 22-vjeçar shqiptar goditi me thikë një oficer policie 49-vjeçar. Sipas dëshmive të banorëve, i riu kishte ngritur pritë pranë shtëpisë së policit dhe kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte një përballje mes tyre.

Sulmi ndodhi jashtë banesës së oficerit, e cila ndodhet në të njëjtën ndërtesë me një punishte zdrukthëtarie që ai drejton bashkë me vëllain. Dëshmitarët thanë se shqiptari e kishte përndjekur policin disa herë më parë, ndërsa dje e sulmoi duke nxjerrë thikën dhe e goditi.

Oficeri, i cili është i njohur si një familjar i përkushtuar dhe banor i përhershëm i zonës, u dërgua në spitalin e Poligjiros me plagë të lehta. I riu shqiptar u arrestua dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për plagosje të rëndë dhe mbajtje të paligjshme të armës së ftohtë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania