
“Një Shtetas që jetonte në Tiranë ndalohet sot në Qafën e Muzinës, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur”
Shtetasi, identifikuar si A.R., banues në Tiranë, u kap në aksin rrugor Jorgucat – Qafa e Muzinës duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Pasi iu bë testi i alkoolit, rezultoi se ky shtetas po ngiste makinën në gjendje të dehur. Policia e kaloi materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në aksin rrugor “Jorgucat-Qafa e Muzinës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.