I dënuar me 16 vite burg në Itali, kapet në Lezhë 52-vjeçari

Editor
1 Min Read

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në qytetin e Lezhës, të cilit i kishin mbetur për të kryer 11 muaj dhe 17 ditë të dënimit.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos me 16 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e vënë në pranga personin e kërkuar.

Njoftimi i policisë:\Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë.

Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al