Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga Policia në Shkodër.
Policia sqaron se ndaj 35-vjeçarit gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën arrest në burg për veprën penale prodhim dhe shitje e narkotikëve
“Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.