I dënuar në mungesë për prodhim dhe shitje droge

Editor
1 Min Read

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ishte dënuar për prodhim dhe shitje droge.

Shtetasi Florian Buçka, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Operacioni policor i koduar “Ndalesa” u organizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, pas marrjes së informacionit në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Pas një operacioni të mirëorganizuar, Florian Buçka u kap në rrugën “Ali Demi” dhe u arrestua për t’u vënë para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al