I gjendet sasi e konsiderueshme droge 

Editor
3 Min Read

Policia ka gjetur 22 kg drogë të ndarë në pako në një banesë në fshatin Vashtëmi të Korçës.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari Florand Xhabej, i cili dyshohet se posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako”, njoftoi policia.

Droga u sekuestrua së bashku me 1 automjet dhe 1 celular në cilësinë e provës materiale”. Ndërkohë vijojnë hetimet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

DVP Korçë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Big Circles”.

Posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohet 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Big Circles”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *