
Sot në orën 19:00 në “Air Albania” luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Në stadiumin e kryeqytetit pritet që të ketë rreth 10 mijë tifozë, me interesin e tifozëve që është shtuar për këtë miqësore, pas fitores 0-1 të kuqezinjve kundër Serbisë tre ditë më parë.
Arbitër kryesor sot do jetë zvicerani Lukas Fähndrich, me ndihmësa bashkëkombasit Jonas Erni dhe Nicolas Müller. Arbitër i katërt shqiptari Juxhin Xhaja.
Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.
Ndryshimet e Silvinjos nisin nga porta ku luan Dajsinani, për të vazhduar me mbrojtjen ku është ndryshuar gjysma e futbollistëve pasi Balliu dhe Mihaj do të përbëjnë krahun e djathtë të prapavijës.
Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Bajrami vendoset në vend të Laccit.
Kurse sulmuesi është ribërë nga e para me treshen Hoxha-Asani-Daku që luan në vend të asaj Uzuni-Broja-Manaj që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Serbisë.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.