
Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë për llogari të shtetit të Kosovës.
Sipas informacioneve 28-vjeçari kristjan Hasani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Njoftimi:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar.