Aurelio Dervishi, është 18-vjeçari që i morën jetën, duke e ekzekutuar me thikë në zemër mbrëmjen e kësaj së diele. Familjarët e adoleshentit, ditën e sotme kanë hapur dyert e mortit, teksa mësohet se ishte djalë i vetëm, ndërkohë ka lënë pas edhe një motër.
Ndërsa familjarët, miqtë dhe të afërm janë mbledhur për t’a përcjellë për në banesën e fundit, lidhur me ngjarjen, bëhet me dije se agresori ka qenë një 15-vjeçar që e ka vrarë.
Sipas policisë, mësohet se është ndaluar Frensis Shehu i moshës 20-vjeç, dhe dy të mitur të moshës 16-vjeç, e një 15-vjeçar (ekzekutori i dyshuar). Konflikti dyshohet se ka nisur për një vajzë, e cila ishte në automjet me viktimën dhe ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej autorëve të aktit kriminal.
Dyshohet se agresorët kanë qenë në dijeni se e reja ka qenë në makinën tip Audi, ku i kanë dhënë sinjal automjetit të Dervishit për të ndaluar dhe me pas janë konfrontuar fizikisht.
Aurelio Dervishi, bëhet me dije se ka dalë nga makina, por sipas informacioneve paraprake, 4 të miturit, nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të fizikut tij të madh.