I morën me forcë shoferit paratë arrestohen 2 autorët

Editor
1 Min Read

-Dy persona i kanë zënë rrugën një automjeti në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, dhe kanë grabitur shoferin duke i marrë para e karta bankare.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 2 marsit në Vlorë. Dy autorët e dyshuar, shtetasit me iniciale S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, janë arrestuar nga policia.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare”, raportojnë uniformat blu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *