I moshuari qëllon me thikë dy persona në Shkodër

Editor
1 Min Read

Një i moshuar qëllon me thikë dy persona në Shkodër.

‘Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, informon policia vendore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *