I nxehti ekstrem bën namin, humbin jetën 21 persona

Editor
1 Min Read

Gjithsej 21 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në Beni Melal, një qytet në qendër të Marokut, si pasojë e valës së re të të nxehtit që goditi vendin, i cili është në vitin e gjashtë të thatësirës, ​​siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë (DPM) kishte paralajmëruar ardhjen e një vale të fortë të nxehti nga e hëna që do të zgjasë deri dje, të mërkurën, në shumë zona, me temperatura që mund të arrijnë deri në 48 gradë Celsius, kryesisht në Beni Melal.

“Shumica e vdekjeve janë persona që kanë vuajtur nga sëmundje kronike dhe të moshuar, me temperatura të larta që kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe çojnë në vdekjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë.

Maroku regjistroi nxehtësi rekord këtë dimër, me janarin që është muaji më i ngrohtë i regjistruar që nga viti 1940 (duke arritur pothuajse 37 gradë Celsius në vende).

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *