
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është shtruar në urgjencën e QSUT, pasi u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet.
Ende nuk dihen arsyet e gjendjes së tij shëndetësore, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar nga institucioni shëndetësor.
Nuredin Dumani akuzohet per dhjetera vrasje ne Tirane, Durres dhe Elbasan.
Ai ka deshmuar nderkohe per nje numer te madh krimesh te ndodhura dhe te mbetura ne tentative ne Tirane, Durres, Elbasan, Fier e Vlore si dhe ne Lezhe e Shkoder duke implikuar grupet kriminale qe kane vepruar ne keto qytete.