JiL.al - Jeto i Lumtur

I plagosi fqinji i moshuar por gënjyen policinë,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia lokale njoftoi se dy vëllezër janë arrestuar në Mallakastër, pasi dhanë deklaratë të rreme, për të fshehur ngjarjen.

Po ashtu u arrestya dhe shtetasi që për motive të dobta plagosi me mjet prerës dy vëllezërit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër menjëherë pas njoftimit të marrë s e në spitalin e Ballshit janë paraqitur 2 shtetas për mjekim, të plagosur me mjet prerës (thikë), kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me shtetasit e plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mallakastër shtetasit Elis Pashaj, 28 vjeç, dhe Juli Pashaj, 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Ballsh, për të dhënë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur.

Dy vëllezërit kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.

Scroll to Top