I plas kapsolla në dorë, futbollisti humbet gishtat në fushë

Editor
1 Min Read

Një futbollist i kategorive të ulta në Belgjikë ka humbur një gisht dhe i janë prerë pjesërisht dy të tjerë pasi i ka plasur në dorë një kapsollë i hedhur në fushë nga një tifoz dhe të cilën lojtari po mundohej ta largonte nga fusha.

Fabio Schiafino, i cili luan me KSCT Menen në kategorinë e katërt belge, kishte shënuar dy gola gjatë ndeshjes dhe po e festonte më së miri ditëlindjen e tij deri në momentin kur ndodhi incidenti i pakëndshëm.

“Më plasi në dorë dhe kur u largua tymi, pashë që një pjesë e gishtave të mi ishte zhdukur”, rrëfen Schiafino për “HLN”.

Lexo të radhës

Policia arrestoi tifozin që hodhi fishekzjarrin, një 21-vjeçar nga Wevelgem, për t’u marrë në pyetje dhe më pas e la të lirë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *