
Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e TIRANË- Vrasja e 81 vjeçarit Xhemal Meta, nga goditja me çekiç në kokë, janarin e këtij viti në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës ka pasur si motiv vjedhjen e parave të viktimës për të paguar një mikrokredi.
Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur pas ngjares në “vjedhje me pasojë vdekjen”. Për këtë akuzë, Gjykata e Tiranës ka pranuar së fundmi kalimin në gjyq të çështjes ndaj Hasës, që ka pranuar të jetë autor i krimit.
Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga A2CNN, ditën e ngjarjes i pandehuri Isuf Hasa ishte nisur për tek vajzat e tij, që jetonin në Tiranë e Vorë, në orën 6 të mëngjesit, por se ka ndaluar për një kafe tek banesa e 81 vjeçarit, me të cilin kishin marrëdhënie fqinjësie prej vitit 2003.
Para hetuesve Isuf Hasa ka treguar se jashtë banesës së fqinjit ka gjetur një çekiç që e ka futur nën xhup. Më pas, ata kanë konsumuar bashkë një kafe për 15 minuta, e teksa kanë dalë jashtë, Meta para dhe Hasa pas, ai e ka qëlluar në kokë duke e shembur në tokë. Pasi ka pritur 2-3 minuta,64 vjeçari ka marrë edhe portofolin e viktimës dhe ka shkuar tek kafja e fshatit, ku ka pirë një kafe dhe një dopjo raki, para se të merrte furgonin për në kryeqytet.
“Dua të shtoj se arsyeja që e ndërmora këtë veprim ishte pasi shpesh herë shtetasi Xhemal Meta më thoshte se unë nuk isha burrë pasi rrija 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe se nuk dija se çfarë bënte gruaja ime”, ka dëshmuar Hasa gjatë hetimit.
Në vijim ai ka rrëfyer se 81 vjeçari Mata i kishte thënë disa herë këtë gjë, edhe në prani të bashkëshortes, dhe kjo gjë atij i ishte mbledhur përbrenda. Sipas hetimit, armën e krimit Hasa e ka marrë me vete dhe e ka fshehur pranë banesës së një prej vajzave, ku edhe u gjet nga policia. Në takimet me vajzat ai i ka lënë atyre shuma parash, 68 mijë lekë tek njëra dhe gati 120 mijë lekë te tjetra, të sekuestruara.
81-vjeçari, Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së ditë më datë 13 janar. Pas hetimeve dhe ekzpertizës mjeko-ligjore rezultoi se i moshuari kishte plagë në kokë me sende të forta. Plagët ishin fatale pasi i morën jetën në vend.