
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes të riut dhe nënës ka degraduar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e armës së ftohtë. E plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e saj shëndetësore.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.