I riu shqiptar aksidentohet teksa arratiset në Itali

Editor
2 Min Read

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu shqiptar nuk zbatoi urdhrin e karabinierëve për të ndaluar teksa lëvizte më një makinë tip Fiat të cilën e kishte marrë me qira. Më pas ai ka tentuar të arratiset me shpejtësi së bashku me tre pasagjerë të tjerë.

I riu u kap nga ushtarakët në via GB Grassi në Caserta, në zonën e Brianos, pasi u përfshi në një aksident për shkak të manovrave që bëri gjatë arratisjes. Ndjekja, e cila vazhdoi me shpejtësi të madhe nëpër rrugët e atij fshati deri në rrethrrotullimin në San Leucio, drejt Vaccheria, përfundoi kur i arrestuari, duke drejtuar makinën, pasi kishte kryer manovra jashtëzakonisht të rrezikshme për shoferët e shumtë të pranishëm në të dy korsitë, humbi kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.

Pavarësisht nga përplasja, tre nga katër personat në mjet vazhduan arratisjen në këmbë, duke humbur gjurmët e tyre në fshatin përreth. Karabinierët, pasi kanë siguruar zonën, kanë nxjerrë nga makina drejtuesin i cili ka tentuar menjëherë të arratiset në këmbë, por nuk ka mundur dhe është ndaluar nga policia. Në bordin e automjetit ushtarët gjetën disa kapele, një radio dhe dy telefona celularë. Makina e përfshirë në aksident dhe materiali i gjetur u sekuestruan. Pas formaliteteve i arrestuari është dërguar në arrest shtëpiak, në dispozicion të organit kompetent gjyqësor. Ndërkohë, hetime po kryhen nga Karabinierët e stacionit Casagiove, me qëllim identifikimin e të arratisurve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *