I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 23-vjeçari

Editor
2 Min Read

 Një 23-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë 23-vjeçari Andi Sada, i cili është me masë “arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Siç raportohet 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij që ishte arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor, të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Komisariatet e Policisë Mat dhe Bulqizë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që thyejnë masat e sigurisë, organizuan punën për kapjen e dy prej tyre. Si rezultat, në qytetin e Burrelit është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A.S., 23 vjeç, banues në Burrel.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *