Policia e Elbasanit ka kapur dhe ka vënë në pranga shtetasin Indrit Kashari, 42-vjeç, banues në Gostime.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar nga Gjykata e Elbasanit, e cila i ka caktuar masën “arrest në burg” për veprën penale vjedhje kryer në bashkëpunim.
Në muajin shtator të vitit 2016, 42-vjeçari në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.