I shqetësuar për largimin e deputetëve? Ja si përgjigjet Lulzim

Editor
1 Min Read

Ish- kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv tha se grupimi që ai përfaqëson është e vetmja alternativë në përputhje me idealet e PD-së.

“Nuk kam asnjë informacion që dikush ka ikur, por kjo nuk ka rëndësi. Edhe duhet ta kuptoni që brenda Partisë Demokratike ne jemi alternativa e vetme me përputhje me idealet. Ne jemi e vetmja alternativë në Partinë Demokratike, kemi të tjerë që kanë humbur rrugën, kemi të tjerë që janë mbytur nga hipokrizia dhe këtu duhet ta kuptosh nuk bëhet për fatin e skuadrës, këtu bëhet për fatin e Shqipërisë, ajo që na bën bashkë është përkushtimi ndaj fatit të qytetarëve, ne besojmë se shqiptarët nuk meritojnë një tango tjetër mes kryeministrit dhe ish- kryeministrit ne valsin apo në muzikën kush është më pak i korruptuar dhe do ti japim Shqipërisë më të mirën. Nëse do të jetë e pamundur që ne të kemi PD nga komploti i kryeministrit me ish- kryeministrin atëherë padiskutim që do te gjejmë mënyra dhe forma të tjera. Ne jemi gati”, tha Basha.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *