I vidhte paratë në bankë klientit të burgosur, zbulohet avokati hajdut!

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Korçës dhe specialistët e krimit ekonomik kanë nisur hetimet për një avokat, i cili dyshohet se vidhte në bankë paratë e një klienti të tij.

Kështu, janë referuar në prokurori materialet për avokatin A. L., 56 vjeç pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është në burg.

Rrjetet e fshehta financiare që fshihen pas krimit: Si pika e ‘Exchange’ të BIZNESMENIT u kthye në bankën e vëllezërve “Çopja”!

Mësohet se avokati, për të cilin ka një masë sigurie “Arrest në burg”, i merrte paratë duke përdorur prokurorën që ia ka marrë klientit duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania