I vodhi me dhunë çantën një të huaje, arrestohet 17-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

VLORA- Dy perosna janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Mësohet se një 17-vjeçar u vu në pranga, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë, ndërsa, një tjetër i ri u prangos, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në qarkun Vlorë. I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj, çantën ku mbante para dhe sende personale, ndalohet 17-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, nisën punën për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e shpejta hetimore, analizimi i kamerave të sigurisë dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit O. S., 17 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke. I akuzuar për armëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top