I vuri zjarrin një mobilierie, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

Identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari, i cili dyshohet se i vuri flakën një mobilierie në Kurbin.

Autori i dyshuar, Rogest Mera ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje.

Njoftimi:

I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari, Rogest Mera.

Sekuestrohen pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, dhe celulari i tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:

R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Scroll to Top