I vuri zjarrin zyrave të një klubi futbollistik, e pëson keq

Editor
1 Min Read

Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi dyshohet se i ka vendosur zjarrin zyrave të skuadrës së Arisit në Selanik.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut, rasti u zbardh pas një hetimi me metoda speciale nga autoritet.

Ndaj 22-vjeçarit shqiptar është ngritur një dosje dhe akuzohet për disa vepra penale si “Krimet e dhunës me rastin e ngjarjeve sportive”, “Zjarrvënie”, “Fyerje”, “Kanosje”,  dhe “trafik droge”.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë, në orët e mbrëmjes së datës 25.05.2024, të arrestuarit duke përdorur struktura piroteknike i vendosën flakën zyrave të një ekipi futbolli duke shkaktuar dëme dhe më pas në të njëjtën mënyrë kanë shkaktuar dëme të tjera rreth zonës.

Gjithashtu, në momentin e arrestimit të riut shqiptar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kanabisi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *